NATO kritika Rusisë për fluturimet në hapësirën e BE
Në konferencën e përmuajshme për shtyp, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ekzistenca e Aleancës së Atlantikut Verior është e nevojshme për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në botë.Sipas norvegjezit, kjo u konfirmua edhe një herë këtë vit, me krizën e Ukrainës dhe daljen në skenë të militantëve terroristë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, të cilët po luftojnë fare pranë kufijve të Turisë, një vendi anëtar të NATO-s."Synimi ynë kryesor është të mbrojmë aleatët dhe arsyeja pse kemi pasur më shumë vëmendje këtë vit është sepse kemi pasur më shumë situata të rrezikshme. Ne nuk e vëmendjen, por po shohim edhe një herë sa e rëndësishme dhe e nevojshme është kjo aleancë. Kemi parë daljen e ISIS në Irak dhe Siri, por edhe krizën në Ukrainë. Kjo na kujton rëndësinë e ekzistencës së një aleance të fortë, sepse kështu mund të mbrojmë aleatët tanë".Nga Brukseli, Stoltenberg kritikoi sërish Rusinë për fluturimet e kryera pranë kufijve të vendeve të NATO-s, duke shkelur ndonjëherë edhe hapësirën e tyre ajrore dhe si rrjedhojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare në këtë drejtim."Kemi parë rritje të aktivitetit ushtarak rus pranë kufijve të NATO-s, sidomos nga ajri. Kemi interceptuar mbi 400 fluturime ruse këtë vit, 50% më shumë se sa vitin e kaluar. Ndonjëherë, mënyra e këtyre fluturimeve është agresive dhe ndonjëherë shkelin hapsirën ajrore të NATO-s, çka përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Ato i afrohen kufijve tanë dhe i zhvillojnë fluturimet pa njoftuar kullat e trafikut ajror civil, çka përbën një sfidë më vete".Ai konfirmoi mbështetjen e aleancës për Ukrainën dhe hodhi poshtë pretendimet e Moskës për garanci që Ukraina dhe Gjeorgjia, nuk do të ftohen kurrë për t'u bërë pjesë e Aleancës.Sipas Stoltenbergut, nëse këto vende do të aplikojnë për t'u bërë pjesë e NATO-s, atëherë do të kalojnë përmes proçedurave normale, një mesazh i qartë ky që dy vendet e ish-Bashkimit Sovjetik po e mendojnë seriozisht anëtarësimin."Ideja e dhënies së garancive shkon kundër parimeve bazë të kësaj organizate. Çdo vend i pavarur mund të zgjedhë vetë se në cilën organizatë sigurie dëshiron të marrë pjesë. Vendet duhet të zgjedhin vetë nëse duan të bëhen pjesë e NATO-s. Nëse një vend aplikon, atëherë do të kalojë përmes proçesit normal".Përveç aneksimit të gadishullit të Krimesë, Rusia pritet të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje që do të njohë de facto shkëputjen e rajonit të Osetisë së Jugut nga Gjeorgjia. Stoltenberg konfirmoi se kjo marrëveshje nuk do të njihet dhe se një veprim i tillë nga Rusia është i pakuptimtë.Ndërsa për përfshirjen e mundshme të Aleancës në luftimet ndaj Shtetit Islamik, Stoltenberg tha se koalicioni që momentalisht po vepron në Irak dhe Siri udhëhiqet nga SHBA dhe në të marrin pjesë edhe vende që nuk janë pjesë e NATO-s. Por nëse do të kërkohet ndërhyrja e NATO-s, kjo do të analizohet.