Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, vdes nëna, plagoset i biri

Një grua ka gjetur vdekjen ndërsa djali i saj është plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë fshatit Dajç ku makina me të cilën udhëtonin nënë e bir është përplasur me një automjet tjetër.Për pasojë ka humbur jetën 51-vjeçarja Suzana Muleshka dhe është plagosur rëndë djali i saj Eridon Mureshka i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr edhe ndihmë mjekësore.Sipas hetimeve të parë dyshohet se akulli në rrugë ka bërë që automjeti me të cilin udhëtonin nënë e bir të rrëshkasë dhe të përplaset me një automjet tjetër.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.