Malësi e Madhe, gjendet trupi i pajetë i vogëlushit 2-vjeçar
Gjendet turpi i pajetë i vogëlushit 2-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur që prej ditës së djeshme në Malësinë e Madhe.Pas disa orë kërkimesh forcat e policisë ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të vogëlushit në grykderdhjen e kanalit të Vraskës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe ku 2-vjeçari Eris Tahiraj ka qënë duke luajtur në oborr dhe më pas ai nuk është parë më nga familjarët e tij.Menjëherë familjarët e tij kanë kërkuar tek të afërmit e tyre por edhe nëpër fshat dhe pasi nuk e kanë gjetur kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e tij.Me të marrë denoncimin, forcat e policisë së Qarkut të Shkodrës kanë nisur kërkimet për gjetjen e vogëlushit.Gjatë kërkimeve në bregun e kanalit të Vrakës i cili kalon afër banesës së vogëlushit, është gjetur një lodër e fëmijes duke shtuar dyshimet e policisë se fëmija mund të ishte mbytur në kanal.Pas disa orë kërkimesh policia ka bërë të mundur gjetjen e vogëlushit I cili fatkeqësisht ishte mbytur në kanalin e Vraskës.