Aleanca kundër importit të plerave apel për mbështetje
Vetëm tre ditë para se Gjykata Kushtetuese të marë vendimin mbi referendumin për importin e plehrave, Aleanca Kundër importit të Plehrave bën apel për mbështetje të kësaj nisme.Ish-presidenti, Alfred Mojsiu, njëkohësisht anëtar i kësaj nisme u shpreh se vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm, pasi do të ndikojë në jetën e qytetarëve të vendit.Ndërkohë që anëtarë të tjerë të AKIP, analizuan problemet që do të sillte për vendin tonë lejimi i importit të plehrave.Aleanca Kundër Importimit të Plehrave, ka mbledhur 60 mijë firma për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave dhe tashmë pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas kalimit të kompetencave tek ky institucion nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.Sipas ligjit në Shqipëri nuk lejohet realizimi i një referendumi 6 muaj para zgjedhjeve.