Fondi Shqiptar i Zhvillimit fillon punën për rikonstruksionin e rrugës Vorë - Kuç

Banorët e Vorës, Kuçit e Picarit, u shprehën u se kanë vuajtur mungesën e një infrastrukture dhe se këto rrugë janë tërsisht të amortizuara.Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nisi rikostruksionin e kësaj rruge pasi më parë ka hartuar një plan veprimi të gjerë. Ekspertë thanë se fermerët nuk do të pengohen në zhvillimin e bujqëisë për shkak të rrugës dhe se tani ata mund t'i transportojnë më lehtë këto prodhime.Benet Beci, drejori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pa nga afër punimet e kësaj rruge. Beci u shpreh se po punohet për ti ardhur në ndihmë komunitetit të këtyre zonave prej 10 mijë banorësh si dhe fermerëve për zhvillimin e bujqësisë.Rruga Vorë – Kuç, 7.7 km e gjatë, është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili lidh këto fshatra dhe Vorën, jo vetëm me njëra - tjetrën por edhe me Autostradën Tiranë - Durrës. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të tjerë. Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti që varion nga 4 - 7 m dhe dy bankinat, sinjalistika e vepra arti, ndërsa plotësishtë e aksesueshme për banorët kjo rrugë do të jetë pas 8 muajve, kur do të kenë përfunduar edhe punimet.