Dollapi në Korçë: Punoni dhe ktheni besimin tek qytetarët

Keqmenaxhimi i CEZ shpërndarje, ka arritur deri në atë pikë sa kjo kompani nuk ka pasur as materiale për riparimin e defekteve apo avarive të ndryshme. Kjo ka qënë ajo që ka konstatuar administratori shtetëror i kompanisë CEZ shpërndarje, Sahit Dollapi.Nga Korça ku ka prezantuar edhe drejtorin e ri të kësaj kompanie për qytetin juglindor, Pëllumb Beqirin, Dollapi ka kërkuar më shumë bashkëpunim për ndryshimin e situatës.Dollapi, premtoi se do të shkurtojë në mënyrë drastike shpenzimet e luksit dhe gjithashtu garantoi transparencë ,ndershmëri dhe profesionalizëm për konsumatorin.