Shoqëria civile dhe “Mjaft”, protestë kundër Gjykatës së Tiranës për “21 Janarin”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2013, 16:11
Shoqëria Civile dhe përfaqësues të lëvizjes Mjaft, kanë protestuar kundër vendimit të trupës Gjykuese për çështjen e “21 Janarit”.Sipas protestuesve, vendimi i Gjykatës tregon se pavarësia e gjyqësorit në vendin tonë është prekur rëndë. Ata bën apel për zbatimin e ligjit në mënyrë që e ardhmja e Shqipërisë të jetë e sigurt.Vendimi i gjykatës së Tiranës, për shpalljen të pafajshëm të ish-kreut të gardës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo, ka shkaktuar mjaft debate në aspektin politik.