Rama në Ndroq: Sistemi shëndetësor, pre e abuzimit dhe e korrupsionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2013, 15:12
Sistemi shëndetësor në Shqipëri është kthyer në pre e abuzimit dhe e korrupsionit.Kjo ka qenë deklarata e kreut të opozitës Edi Rama gjatë ndalesës së radhës në Qendrën Shëndetësore të komunës Ndroq.Sipas kryetarit të selisë rozë me ardhjen në pushtet kjo parti do të ndryshojë realitetin në këtë sektor.Mjeku i Qendrës Shëndetësore në Ndroq, Lekë Hysenaj, ka deklaruar se kjo qendër mjekësore haste në shumë vështirësi.Ndërkohë që banorët ankohen se duhet që të shkojnë në Tiranë për të marrë shërbimet mjekësore për shkak të mungesave.Ndalesa e kreut të opozitës në këtë qendër mjekësore u bë në kuadër të turit për prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare.