Kosova nën kërcënimin e H1N1, regjistrohet viktima e dytë

Në Kosovë është shënuar rasti i dytë i vdekjes si pasojë e këtij gripi në Kosovë. Kështu ka njoftuar drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Shemsedin Dreshaj. Ai ka pohuar se edhe dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 54 raste.Dr. Shemsedin Dreshaj ka thënë se pacienti ka pasur probleme të mëhershme kronike, si dhe ka ardhur me vonesë në Klinikën Infektive.“Ka ndodhë gjatë ditës se djeshme, rreth orës 16:45 minuta. Bëhet fjalë për një burrë 40 vjeçar, i cili më herët ka qenë i sëmurë prej bronkitit kronik, ka pasur mbipeshë dhe 7 ditë është trajtuar si gjendje gripoze në shtëpi, ditën e tetë referohet tek ne dhe brenda 24 orëve përfundon me vdekje megjithë përpjekjet maksimale me të gjitha kushtet e mundshme”, ka thënë Dreshaj.Në Klinikën Infektive edhe dy persona janë në gjendje të rëndë, përkatësisht me respirator.