KFOR, dialog me strukturat ilegale në veri

KFOR-i po përgatit një dialog me strukturat ilegale në veri të Kosovës. Ndonëse dialogu konsiderohet si i zakonshëm, burime brenda KFOR-it bëjnë të ditur se ky dialog është ndryshe nga deri më tani. Burimet në fjalë, brenda KFOR-it, nuk kanë specifikuar se çfarë nënkupton dialogu më ndryshe, megjithatë, kanë shtuar se detajet do të bëhen të ditura, brenda javës. Se po përgatitet një lloj dialogu në veri, është pranuar edhe vetë KFOR-it.Zëdhënësi i KFOR-it, Dirk Nowitzki, gjatë një konferencë për media ka thënë sot se KFOR-i është duke u përgatitur për të arritur tek udhëheqësit e komunitetit atje, në mënyrë që të diskutohet se si të arrihet deri te krijimi i një situate më të qetë dhe të sigurt në atë pjesë.“KFOR-i për momentin është në përgatitje e sipër për të arritur tek udhëheqësit e komunitetit përgjegjës që bashkërisht të përkushtohemi për arritjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Me këto përpjekje të përbashkëta synojmë të përmirësojmë ambientin e qetë dhe të sigurt dhe lëvizim përpara drejt një ardhmërie më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë”, ka thënë ai.