Kocijancic:Takimi Jahjaga-Nikolic, i rëndësishëm e simbolik

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e konsideron si shumë të rëndësishëm takimin mes presidentes së Kosovës dhe atij të Serbisë.“Takimi ndodh në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve, kjo do jetë tema kryesore, për ne është i rëndësishëm takimi, sepse ka domethënie simbolike”, u shpreh zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijancic.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, paraqet takim simbolik, pasi kjo është hera e parë që takohen dy presidentët.