Kosovë, rishfaqet virusi AH1N1, tre pacientë në gjendje të rëndë

Virusi A/H1N1, i njohur si gripi i derrave, vazhdon të jetë prezent në Kosovë.Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtruar pesë pacientë me këtë virus, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.Mjekët kanë bërë të ditur se në Kosovë deri tani janë regjistruar 52 raste të prekura nga virusi A/H1N1, por sigurojnë se nuk do të ketë ndonjë përhapje të kësaj epidemi, duke thënë se janë marrë të gjitha masat e duhura.“Këtë vit kemi disa raste të rënda. Momentalisht në Klinikën Infektive janë të shtruar 5 pacientë. Njëri prej tyre është i dyshimtë, por ende nuk e kemi të konfirmuar dhe prej tyre tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, në QKUK, prof.dr. Shemsedin Dreshaj.