Daçiç: Do të zgjidhim problemin e strukturave paralele

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daciç ka thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, por ka bërë të ditur se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet.Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe BE-në e SHBA-në, dëshirojnë që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.Kryeministri serb, Dacic po qëndron këto ditë për vizitë në Washington, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë amerikan.I pyetur se çfarë pret nga Washingtoni kur është fjala për Kosovën, Daciç ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakolare në këtë fushë.“Është e qartë që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në asi kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjenden modalitete për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele”, ka thënë Dacic.Ai ka shtuar se dëshira e tij, ashtu edhe SHBA-ve dhe BE-së, është që marrëveshjet e arritura në Bruksel, të zbatohen edhe në terren.