Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Egjipti
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar gjatë takimit me presidentin e Egjiptit Mohamed Mursi që vendi i tij të njohë pavarsinë e Kosovës. Thaci në vizitën e tij në Egjipt ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke e parashtruar dhe njëherë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Egjipti.Gjithashtu, Kryeministri Thaçi, ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga Presidenti Morsi, ku ishin të ftuar të gjithë lidërët e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC).Kryeministri Thaçi është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të 12-të të Samitit të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC). Ai në këtë vizitë është i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.Gjatë kësaj kohe, Kryeministri Thaçi është duke zhvilluar edhe takime bilaterale me liderë të vendeve anëtare të kësaj organizate me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të shtetit të Republikës së Kosovës.