Situata në Preshevë, sot protestë para ambasadës serbe në Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2013, 08:28
Zhvillohet sot para ambasadës serbe në Shkup një protestë kundër diskriminimit dhe represionit serb ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së.Protesta organizohet nga Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së, ndërsa ajo është përkrahur edhe nga parti të ndryshme politike, shoqata, përfshirë edhe Lëvizjen "Vetëvendosje!".Protesta vjen në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës si dhe pas arrestimeve të fundit të shqiptarëve dhe situatës së tensionuar të krijuar atje.