Kacin:Takimi Nikoliç-Jahjaga rrit besimin

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se takimi i sotëm mes dy presidentëve Jahjaga-Nikoliç lartëson dialogun Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe do të forcojë besimin në të dyja anët.Sipas Kacin, kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur Serbia është përballur me sfida të tjera të cilat duhet të tejkalohen në mënyrë që Beogradi të tregojë përkushtim të plotë ndaj dialogut me Prishtinën, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar Serbinë që të merr një datë për bisedimet sa i përket BE-së.Kacin shpreson se ky takim do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë. Sipas tij, takimi do të jetë një mesazh në Zagreb se është në fund koha për Nikoliç të vizitojë Kroacinë.I pyetur nëse BE-ja pret që kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, të nënshkruajnë një dokument që do të shërbejë si një garanci e normalizimit të marrëdhënieve dhe gjithçka që është rënë dakord në rrjedhën e dialogut, Kacin tha se është shumë e herët për të thënë.Dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiç kanë pasur katër takime gjatë të cilave janë arritur disa marrëveshje.