Femrat në Ballkan të diskriminuara

Pabarazia gjinore dhe diskriminimi i femrave vazhdon të ngreje probleme dhe diskutime në Ballkan. Në të gjithë Ballkanin femrat janë të marxhinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit. Aktivistët thonë se shpesh ato janë edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje.Në Shqipëri u deshën shumë vite të miratohej ligji, që detyron subjektet politike që 30% të kandidatëve për deputet të jenë femra."Seksizmi është shumë i përhapur në Bosnjë dhe Balkan", thuhet në raportin e organizatës boshnjake "Cure" (Kura). Në Bosnjë femrat përbëjnë 52% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato zënë vetëm 17% në punët administrative.Ndërkohë që barazia gjinore varion në vende të ndryshme të Ballkanit, femrat kanë kohë që janë detyruar të pranojnë një rol jo aktiv shkruan DW.Gazeta DW ka marre për shëmbull rastin e fundit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili u vu në një pozitë të vështirë, kur moderatorja e një emisioni televiziv e ulur përballë tij e provokoi, duke zbuluar pjesët e saj intime, rast ky i cili ka sjellur reagime të ashpra nga feministët, të cilët folën për trajtimin e femrës si objekt seksual në mediat e Serbisë."Femrat janë të kufizuara vetëm tek trupi dhe pamja e tyre", thotë Sanja Sarnavka, drejtuese e organizatës "Be Active, Be Emancipated (BaBe)" (Ji aktiv, Ji i emancipuar). Prej dy dekadash është një nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Kroaci.Ndërsa sipas organizates femrat në Ballkan trajtohen me këtë mënyre dhe nga politikanet. Në Rumaninë fqinje presidenti Traian Basescu është i njohur për tërheqjen e tij ndaj femrave. Gjatë një interviste televizive ai i tha gazetares: "Hej zogu, çfarë do të bësh sonte?Në gjuhën e rrugës në Rumani "zogu" nënkupton organin seksual femëror. E po ashtu dhe ministri i Ndërtimit të Serbisë, Velimir Iliç, ka vuajtur pasojat e një videoje, ku ai shfaqej duke abuzuar verbalisht me kërcënime seksuale sekretaren e një kundërshtari politik.Feministët argumentojnë se sjellje të tilla të politikanëve i dërgojnë një mesazh meshkujve të tjerë se edhe ata duhet të sillen në të njëjtën mënyrë me femrat. Një gjë e tillë vërehet edhe në reklamat e ndryshme televizive, ku kompanitë shesin produktet të mbështjellja në trupat e bukur të femrave.