DASH: Mbështesim takimin Jahjaga-Nikoliç
Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet takimin e mbrëmshëm mes presidentes Atifete Jahjaga dhe atij serb Timosllav Nikoliç.“Shtetet e Bashkuara fuqishëm mbështesin vazhdimin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve që ekzistojnë në qëndrimet e tyre, në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet në deklaratën e DASH.Departamenti Amerikan i Shtetit ka lavdëruar edhe punën që po bën Përfaqësuesja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Katrenin Ashton në ndërmjetësimin e dialogut dypalësh.Përveç të tjerash, është konfirmuar se SHBA do të vazhdojë të jetë e përfshirë së bashku me BE-në në këtë proces dhe do të përkrah deri në fund dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë.