Daçiç: Dialogu vazhdon më 19 dhe 20 shkurt
Dialogu politik mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë më 19 dhe 20 shkurt. Kështu është shprehur Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç duke theksuar se temë e bisedimeve do të jenë edhe strukturat paralele në veri të Kosovës.“Temë e dialogut do të jenë ato që ata quajnë institucione paralele, struktura paralele (në veri)... Unë, megjithatë, them se bëhet fjalë për paralelizëm të institucioneve” është shprehur Daçiç.Gjithashtu Daçiç ka thënë se takimi i presidentëve Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliç është hap përpara dhe pjesë e rëndësishme e gjithë procesit të bisedimeve.“Ne kemi një politikë të përbashkët, e cila, para së gjithash, bazohet në mbrojtjen e interesave tanë kombëtarë dhe shtetërorë përmes dialogut”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.Ndërkohë, Kryeministrat e Serbisë dhe të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, kanë zhvilluar deri më tani katër raunde bisedimesh, të njohura si dialog i nivelit të lartë politik.Bisedimet janë zhvilluar në praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.