Tahiri, me një “lumë” kërkesash për BE-në
Udhëheqësja e Dialogut Teknik, Edita Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që të sigurojë lirinë e lëvizjes, për qytetarët dhe zyrtarët policorë e doganorë në drejtim të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe shpërbërjen e strukturave ilegale serbe, në mënyrë që t’u krijohen kushte zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.Këto kërkesa Tahiri i ka bërë gjatë takimit me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, Frenando Gentilini, ku për temë diskutimi kishin gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Në këtë komunikatë shkruhet se, gjatë bisedës Tahiri informoi Gentilinin lidhur me angazhimet e Qeverise së Republikës së Kosovës në zbatimin e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, dhe kërkoi nga BE-ja si ndërmjetëse e dialogut të rris presionin ndaj palës serbe që marrëveshjet të zbatohen në plotësisht si dhe të mos lejohen zvarritjet e mëtejme nga ana e Beogradit.Ndërsa, Gentilini është shprehur i gatshëm që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtari evropian ka thënë se, “BE do të jetë shumë e angazhuar në lehtësimin dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjeve”.