Serbia kërkon përkrahjen e Shkupit për kanalin Beograd-Selanik

Autoritetet serbe kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të përkrahin projektin serb për ndërtimin e kanalit ujor Beograd-Selanik.Lajmi është bërë i ditur nga agjensia e lajmeve Ina e cila thekson se ky propozim është bërë gjatë vizitës të fundit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç më 28 janar në Shkup, ku ai shpalosi projektin detar, që kalon përmes Maqedonisë.Projekti parashikon ndërtimin e një kanali të madh ujor me një gjatësi prej 700 kilometra, që do të lidh lumejt Danub dhe Moravë në Serbi, lumin Vardar në Maqedoni dhe lumin Aksios në Greqi, për të bërë të mundur lundrimin e anijeve nga kryeqyteti serb deri në portin e madh grek të Selanikut.Ky propozim i Qeverisë serbe iu parashtrua zyrtarisht Qeverisë maqedonase dëshmon se Serbia ka nisur hapat e para në rrugën e përpjekjeve për zbatimin e një megaprojekti, i cili mund të jetë ambicia më e madhe infrastrukturore që mund të jetë imagjinuar ndonjëherë në Ballkan.Një ditë më parë, ministri serb i Burimeve Natyrore, i Minierave dhe Planifikimit hapësinor, Milan Baçeviç, nënshkroi në Pekin me kompaninë shtetërore kineze "Gezhouba Group Corporation" një memorandum mirëkuptimi, për të hartuar projektin për një studim fizibiliteti dhe projektimin e trases se kanalit."Ky është projekti më i madh që Serbia mundet të llogarisë për disa dekada dhe projekti më i madh që Serbia mundet ta realizojë . Lidhur me përgatitjet e dokumentacioneve të planifikimit hapësinor , mendojë që kjo ministri do ti ketë të gatshme nga mesi i vitit të ardhshëm", ka deklaruar ministri serb për mediat kineze.