LSDM: Zgjedhjet e parakohshme, alternativë për dalje nga kriza
LSDM sot vlerësoi se me propozimin e VMRO-DPMNE-së për ndryshime të Rregullores për punë në Kuvend do të mundësojë suspendim më efikas të demokracisë."Rregullorja kuvendore është vegël e cila deputetëve u siguron rregulla korrekte për debat politik dhe demokratik. Esenca e kësaj rregulloreje është të sigurojë debat demokratik në kuadër të Kuvendit dhe me atë ta ruajë demokracinë në vend nga keqpërdorimet eventuale të pushtetit ekzekutiv", deklaroi nënkryetari Gordan Georgiev.Ai shtoi se në shoqëritë demokratike një dokument i këtillë sillet me konsensus të të gjitha partive dhe se tentimi që të sillen ndryshime të Rregullores në mungesë të opozitës konfirmon se në Maqedoni nuk ka demokraci.Lidhur me propozimin e Gjorge Ivanov për formimin e komisionit të ekspertëve për tejkalimin e krizës, Georgiev theksoi se nisma e këtillë është e pranueshme nëse ajo është pjesë e pakos për zgjedhje të parakohshme parlamentare.Sipas tij, me vullnet politik dhe marrëveshje politike midis pushtetit dhe opozitës, është e realizueshme kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për këtë gjë.Paralajmëroi se do të vazhdojë dhe do të përforcohet rezistenca nëpër rrugët e Shkupit dhe qytetet e tjera në vend derisa pushteti nuk e kupton se dalja e vetme nga kriza politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare korrekte dhe të lira.