Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Një tjetër shpërthim ka tronditur  pjesën veriore të Mitrovicës gjatë orëve të para të mëngjesit.Një makinë në pronësi të një serbi është dëmtuar në një shpërthim të fuqishëm, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima..Sipas autoriteteve lënda shpërthyese ishte vendosur poshte makinës, ndërsa shpërthimi ka shkatuar dëme edhe në makinat e parkuara përrteh.Pjesë e makinës së dëmtuar janë shpërndarë nëpër rrugë në një rreze prej 50 metrash. Sipas policisë së Kosovës incidenti ndodhi rreth 02:30 dhe shpërthimi është dëgjuar edhe në pjesën jugore të Mitrovicës.Ky është sulmi i tretë me bombë në pjesën veriore të Mitrovicës në ditët e fundit. Një bombë u hodh në lagjen “Tri solitera”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy fëmijët serbë u plagosën në sulmin me bombë në lagjen Lagjen Boshnjakëve disa ditë më parë. Policia e Kosovës ende nuk e kanë zbuluar autorët e këtyre sulmeve.