Tiranë, ndahet nga jeta ish-futbollisti Alfred Zijai

Ndahet nga jeta në moshën 52 vjeçare ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës dhe i Kombëtares shqiptare, Alfred Zijai.  Ish-futbollisti Zijai ka ndëruar jetë në spital pas një sëmundje të rëndë në mëlçi ndësa ceremonia e varrimit do të bëhet nesër në mesditë në Vlorë.Vlonjati 52- vjetari Alfred Zijai babai i dy fëmijëve, ka qenë një ndër futbollistët më të mëdhenj të viteve 80. Ai ka luajtur me skuadrën e qyteti të tij të lindjes Flamurtarin.Karriera e tij sportive ka nisur që prej vitit 1979 e deri në vitin 1991. Në fund të karrierës është shpallur edhe kampion me Flamurtarin.Ish-mesfushori i talentuar i vlonjatëve ka luajtur tri ndeshje me Kombëtaren shqiptare.Pas viteve 2000 ai formoi vetë shoqatën e minifutbollit dhe futbollit të sallës ndërsa prej vitit 2009 ai ka qënë anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF-së.