Korçë, makina përplas motorrin, 1 i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Maliq.Një automjet ka përplasur një motor në kthesën pranë fshatit Lumalas dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorrit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Dyshohet se makina i ka prerë rrugën motorrit dhe për pasojë drejtuesi i motorrit nuk ka mundur do të frenojë duke u përplasur me mjetin.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.