Boston fiton dhe bën spektakël

Boston, duket se po provon se mund të mbijetojë edhe pa Razhan Rondo, pasi ka siguruar fitoren e katërt radhazi, që nga momenti kur u mësua se organizatori i kësaj skuadre do të mungonte për të gjithë vitin për shkak të dëmtimit të ligamenteve në gju.Fitorja e radhës e Boston, ka qenë më domethënëse, pasi ka ardhur ndaj LA Klipërs, me rezultatin 106-104. Pol Pirs shënoi 22 pikë, duke përfshirë një trepikësh në sekondat e fundit që i dha suksesin ekipit të tij, pasi kalifornianët vendosën që të mos i bënin faull, duke njohur saktësinë e tij në gjuajtjet e lira, por nuk e mendonin se do të gjuante nga distanca. LA Klipërs, kishin edhe ata një mungesë shumë të rëndësishme, atë të Kris Pol, i cili mungoi për ndeshjen e shtatë radhazi për shkak të një dëmtimi në gju dhe që atëherë, skuadra e tij ka humbur 5 nga këto ndeshje.Ndërkohë, kthimi në formacionin titullar i Pau Gasol në vend të Duajt Hauard të dëmtuar, ka bërë që LA Leikërs, të marrin suksesin e dytë radhazi. Spanjolli shënoi 23 pikë e 10 topa në tabelë, por ishte vendimtar më shumë në sekondën e fundit të takimit, kur bllokoi gjuajtjen e Andre Dramond për të siguruar fitoren 98-97 të skuadrës së tij që më në fund po jep shenja jete edhe në transfertë.