Dronë mbi Francë, fluturuan mbi centralet bërthamore, nisin hetimet
Franca ka nisur hetimet për disa dronë të paidentifikuar, të cilët janë parë të fluturojë mbi impiantet bërthamore të shërbimeve shtetërore EDF. Lajmi është bërë i ditur nga minsitri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.Sipas shërbimeve shtetërore franceze, dronët kanë fluturuar mbi shtatë centrale bërthamore në të gjithë vendin mes datës 5 dhe 20 tetor, por që nuk kanë asnjë rrezik për sigurinë dhe funksionin e tyre. Casanueve tha se ka nisur një hetim dhe janë marrë të gjitha masat për të neutralizuar këta dronë. Ai shtoi se është në koherecë të cështjes dhe se hetimet do të vijonë deri në zbardhjen e kësaj ngjarje.Fluturimet e avionëve pa pilotë kanë rritur shqetësimet për sigurinë e centraleve bërthamore në Francë, e cila është vendi më i varur nga energjia bërthamore, me 58 reaktorë, në 19 vend operime nga shërbimet shtetërore. Avionët pa pilot u pikasën në mbrëmje vonë dhe gjithashtu në orët e para të mëngjesit.Të gjitha fluturimet janë të ndaluara në hapësirën e 1 mijë metërshit mbi impiantet bërthamore në një rreze prej 5 kilometrash. Gjithsesi hetimet vazhdojnë dhe ka një ide të pakonfirmuar se dronët mund të jenë vepra e radhës e aktivistëve të grupit Greenpeace, të cilët më herët gjatë këtij viti kanë bërë diçka të ngjashme në Gjermani dhe në 2012 në Francë. Megjithatë, Greenpeace mohoi çdo përfshirje në fluturimet e fundit të avionëve pa pilotë.