Milionat nga Halloween, në SHBA përfitime marramendëse për bizneset
Halloween dikur kosiderohej festa e fëmijëve, por tashmë janë të rriturit ata që shpezojnë qindra dollarë për kostumin më impresionues të mbrëmbjes. Sipas autoriteteve përkatëse, amerikanët këtë vit do të shpenzojnë 7.4 miliardë dollarë për Halloween, ku 2.8 miliardë do të shkojnë vetëm për kostumet e fëmijëve , të rriturve dhe kostumet për kafshët shtëpiake, një tjetër tendencë në rritje kjo.Teska fëmijët do të festojnë sipas traditës të premten në darkë, 75 milionë të rritur do jenë gjthashtu duke festuar Halloweenin me kostumet përkatëse. KODI Hadrick, menaxhere e dyqanit Abrakadabra në Manhattan, e cila shet dhe jep me qera kostume, këpucë, krahë dhe të gjitha aksesorët për të plotësuar më së miri veshjen e personazhit të zgjedhur, thotë se kohët e fundit Halloween është një festë për të rriturit dhe jo vetëm për fëmijë.Ajo thotë se ka zvogëluar ndjeshëm departamentin e fëmijëve, pasi konsumet për të rritur shiten më shumë dhe normalisht i sjellin më shumë përfitime. Sa i përket kostumeve më të preferuar, këtë vit nuk ka shumë tendencë. Kodi thotë se ndryshe nga viti i kaluar ku kostumet ishin frymëzuar shumë nga "American Psycho" ose nga seriali "Dexter" këtë vit nuk ka personazhe që kanë përcaktuar tendencën. Gjithsesi për vitin 2014 personazhi I elsës nga filmi frozen dhe shëprthimi I ebolas kanë fryëmnzuar dizenjatorët e kostumeve të frikshëm.