Leopardi i dëborës mbërrin në kopshtin zoologjik në Meksikë
Një leopard i rrallë dëbore doli për herë të parë para publikut në një kopësht zoologjik në Meksiko Siti të hënën. Kjo specie mendohet se është në rrezik për t'u zhdukur, pasi raportohet pasi janë vetëm 4000 ekzemplarë në natyrë, është marrë në mbrojtje nga një program i veçantë nga kopshti zoologjik. Kafsha mungonte në kopshtet zoologjike të Meksikës prej 90 vitesh, por drejtuesit janë të bindur që stafi i ka të gjitha njohuritë për t'u kujdesur për të.Leopardi i dëborës jeton në malet e thepisura të Azisë Qendrore dhe është përshtatur në mënyrë të përsosur me të ftohtin dhe jetesën në lartësitë e mëdha. E ndërkohë që do t'I duhet pak për t'u mësuar me klimën më të ngrohte meksikane, drejtuesit e kopshtit zoologjik kanë nisur një garë për t'I vendosur një emër sa më të bukur.Një tjetër specie macesh të mëdha në rrezik për t'u zhdukur është edhe xhaguari i Amerikës së Jugut. Në kopshtin zoologjik të Buenos Airesit, një ekzemplari të rrallë i është marrë ADN-ja nga mjekët në përpjekje për të ndihmuar në shpëtimin e tij. Xhaguari 11-vjeçar, i quajtur Tango, mund të jetë vendimtar në shpëtimin dhe ruajtjen e të brezave të ardhshëm. Veternierët morën qime, gjak dhe farë riprodhuese, e cila do të ruhet për të riprodhuar ekzemplarë të tjerë. Në natyrë sot jetojnë vetëm 200 xhaguarë të tillë dhe përpjekjet e kopshtit zoologjik argjentinas mund të jenë vendimtare në shpëtimin e tij. Xhaguari argjentinas ka qenë i pranishëm deri në Amerikën e Veriut, por një valë e shfrenuar gjuetie në vitet '60 dhe '70, bëri që të vriteshin rreth 18 mijë individë në vit. Edhe sot, gjuetia ndaj tij, kryesisht për shkak të gëzofit, mbetet shqetësuese.