Bregu i Fildishtë i jep lamtumirën Kupës së Afrikës
Kupa e Afrikës, ka arritur në një moment të veçanët pasi me kualifikimin e Burkina Faso dhe Nigerisë, dje është plotësuar katërshja e gjysmëfinalisteve, duke larguar kështu nga turneu pretendentët e Togos dhe Bregut të Fildishtë, dy skuadrat të cilat nuk arritën të merrnin përsëri maksimumin nga ky turne.Nigeria shkaktoi surprizën më të madhe, duke mundur 2-1 Bregun e Fildishtë. Në fakt, ky ishte edicioni i pestë radhazi që Bregu i Fildishtë i udhëhequr nga Didier Drogba, nis aktivitetin si pretendent absolut, por pa arritur asnjëherë të fitojë trofeun.Emenike kaloi në avantazh Nigerinë, ndërsa barazimi u realizua nga Tiote në pjesën e dytë. Goli i kualifikimit për Nigerinë erdhi nga Mba vetëm 12 minuta para fundit të sfidës.Ndërsa Burkina Faso, arriti për herë të dytë në historinë e saj në gjysëmfinalet e turneut. Pas një 90 minutëshi me rrjeta të paprekura, skuadrat u detyruan të luajnë edhe 30 minuta të tjera për të përcaktuar fituesin. Në minutat e fundit të shtesës së parë është Pitroipa ai që kalon në avantazh kombëtaren e Burkina Faso e cila siguroi kalimin për në fazën tjetër.Në gjysëmfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, do të kemi këto përballje: Mali - Negeri dhe Burkina Faso - Gana. Të dyja këto përballje nga të cilat do të dalin dy finalistët do të luhen në datën 6 Shkurt.