Vrasja e 21 vjeçarit në Fier, gjykata"burg pa afat" për dy të dyshuarit

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë për vrasjen e 21- vjeçarit, Andi Prifti, i cili u gjet i vdekur në 20 Janar.Gjatë seancës së sotme gjyqësore gjykata dha masën e sigurisë “burg pa afat”për Andrea Rrapajn dhe Erald Elmazin, nën akuzën vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekjen.Pas vendimit nuk kanë munguar edhe reagimet e familjarëve, ku i ati i Erald Elmazit, Bilal Elmazi ka kundërshtuar vendimin, duke deklaruar se djali i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e 21-vjeçarit.“Djali im ka qenë në shtëpi ditën kur është vrarë 21-vjeçari Andi Prifti” tha ai.Andrea Rrapaj 18 vjeç dhe Erald Elmazi 25 vjeç u arrestuan ditën e djeshme nga policia pasi akuzohen si bashkautorë të vjedhjes dhe vrasjes së 21-vjeçarit Prifti.Më herët në pranga u vu 24 vjeçari, Gentjan Shahinaj i cili së bashku me dy të arrestuarit e sotëm synonin vjedhjen e parave të Andi Priftit, i cili sapo kishte fituar një lloto.Trupi i pajetë i 21-vjeçarit Andi Prifti u gjet më datën 20 Janar i hedhur në një kanal në komunën Seman, në vendin e quajtur Kulla e Ujit.