Tavo viziton 3-vjeçarin i cili iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë
Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo ka vizituar pacientin 3-vjeçar që kreu transplant të mëlçisë. Ndërhyja e ndodhur për herë të parë në vendin tonë, është konsideruar si një hap historik nga ministri Tavo i cili ka përgëzuar kirurgët për këtë sukses.Ministri Tavo tha se janë dhe 11 fëmijë të vend të cilët kanë nevojë për këtë transplant duke u shprehur i gatshëm se do të ministria do të alokoj fonde që ndërhyrje të tilla të realizohen edhe në spitalet private edhe në ato publike.Gjithashtu drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu tha se kjo ishte një arritje e bluzave të bardha në këtë spital.Pacienti i vogël por edhe nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore. Transplanti në mëlci u krye disa ditë më parë dhe mjekët u shprehën se Mikeli 3 vjeçar po vazhdon terapit pas operacionit nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Amerikan.