KQZ, miratoi modelin e fletës së votimit

Për pak KQZ mund të kishte dërguar më shumë para në xhepin e partive politike. Por administrata e KQZ-së pasi ka ribërë llogaritjen e fondeve për partite, ka hequr nga vlera prej 200 milionë, 11 milionë që u adresoheshin partive politike për këtë vit zgjedhor.Ndërkaq Komisioni ka kthyer mbrapsht projektin për strategjinë e edukimit të zgjedhësve për fushatën, duke kërkuar detaje më të plota për këtë proçes.Ndërkaq Komisisoni miratoi me konsesus përbërjen e fletës së votimit, duke lënë hapësiara për të sjellë ndryshimet nga administrata sa i përket ngjyrës së fletës së votimit, përmasës së saj, si dhe kritere të qarta për fletët e votimit në Fier, pasi ky qark do t’i nënshtrohet numërimit elektronik të votave.