Soba e ngrohjes djeg 2 shtëpi në Korçë, nuk ka viktima

Flakët kanë përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit dy banesa në lagjen12 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku dy banesa,njëra në ndërtim dhe tjetra e banueshme, kanë marrë flakë, por fatmirësisht nuk ka te lënduar në njerez, jane shkaktuar vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikset, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve,duke shmangur përhapjen e tyre në banesat e tjera.Ndërkohë sipas informacioneve shkak ka qenë lënia e sobës ndezur nga banorët, konkretisht të banesës në ndërtim, të cilët synonin të thanin muret. Pasi banorët i kanë vënë re flakët kane lajmëruar zjarrefikeset, te cilet kane mberritur në vendin e ngjarjes duke lokalizuar flakët.