Oboti apel për ndihmë, përmbytje nëse Buna rritet dhe 1 metër
Vetem 1m ndan nivelin aktual të Bunes me banesat te cilat ndodhen te rrezikuara, për shkak të afërsisë që kanë me këtë zonë të rrezikuar. Reshjet e diteve te fundit, jo vetem kane rritur prurjet ne kaskaden e Drinit por kane ngritur nivelin e dy lumenjve Drin dhe Buna në qarkun e Shkodres.Thuajse në çdo banese në fshatin Obot sheh prane oborrit te shtepise, nje varke, e cila ashtu sic para dy vitesh eshte i vetmi mjet shpetimi për keta banore, të cilët jane te destinuar te permbyten sa here ka reshje.Situata e ditëve të fundit ngjall frikë dhe pasiguri për banorët e fshatit Obot në komunën Ana e Malit në Shkodër. Rritja e nivelit te ujit te Bunes në kete zone rrezikon jo vetem toka bujqesore te cilat jane tashme nen zoterimin e ujit, por edhe banesat.Situata pavaresisht se ende nuk eshte ne kushtet e alarmit, por ne nje gjendje paralajmerimi, ngjall frike per banoret te cilet per disa here me radhe gjate vitit 2010-2011 ishin nen zoterimin e ujit. Pamjet flasin qarte per kete situate, e cila nuk duket komode, por ne kushtet e parandalimit pavaresisht se te gjithe heshtin dhe nuk e pranojne se qarkut te Shkodres e kryesisht ketij fshati sic eshte oboti po i afrohet serish nje rrezik, i njohur jo me i panjohur siç ështe ai i permbytjeve.