Noka: Akuzat e opozitës, trumbetime politike. Krimi, më i ulët se viti i kaluar

Informacionet se nazistët e Agimit të Artë në Greqi kanë hapur një degë të partisë së tyre në Sarandë ka shkaktuar debat edhe në Komisionin e sigurisë, ku ishte thirrur për të raportuar Ministri i Brendshëm.Ilir Gjoni, deputet i PS, i ka kërkuar Ministrit Flamur Noka shpjegime mbi këto të dhëna. Noka këtë e ka konsideruar si një histori mediatike, e cila nuk mund të merret seriozisht.“Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por persona që e quajnë veten përfaqësuesit e degës së partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, në Sarandë, më 30 janar të këtij viti, kanë hapur në rrjetin social një profil me emrin “Agimi i Artë-Sarandë”tha ai.Ben Blushi duke e cilësuar situatën e kriminalitetit si dramatike, i ka kërkuar Ministrit nëse ai do të mbante dhe përdorte armë. Ku në bazë të një projketligji, i cili është në diskutime në Komisionet parlamentare, deputetët, Ministrat dhe zyrtarët e lartë mund të paisen më armë.Ndërkohë që Ministri i Brendshëm raportoi për situatën e kriminalitetit në vend për vitin 2012,për të cilën pati diskutime të forta. Situatë e cila ditën e fundit është vënë edhe në fokusin e akuzave të opozitës ndaj Policisë së shtetit.“Lufta me tolerancë zero ndaj trafiqeve të drogës ka bërë që Shqipëria të mos jetë më vend tranzit dhe kultivues i drogës. Lufta kundër krimit ekonomik, korrupsionit dhe konfiskimi i aseteve të krimit është prioriteti ynë. Janë sekuestruar 13 milion euro nga asetet e krimit nga 7 milionë euro që janë sekuestruar një vit më parë. Janë hetuar 95 zyrtarë për korrupsion, ndërsa 49 prej tyre janë arrestuar” ka theksuar Noka.Sipas Nokës gjatë vitit 2012 janë evidentuar 20 680 vepra penale dhe është rritur zbulueshmëria e tyre me 17 %“Gjatë vitit 2013 ka ndodhur 513 krime kundër personit dhe zbulueshmëria e tyre ka qënë 94 %. Nga 125 vrasje, 106 prej tyre janë zbuluar. 920 raste për armbëmbajtje pa leje, 692 krime kundër pronës dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Janë goditur 55 grupe kriminale dhe janë zbuluar 435 vepra penale të vjetra. Është rritur numri i aksidentevenë rrugë, por janë 6 viktima më pak se në vitin 2011. Në vendin tonë gjatë vitit 2012 kanë hyrë mbi 800 mijë makina dhe rreth 6 milionë shtetastë huaj. Viti 2012 është një vit i suksesshëm pasi kufijtë janë më të sigurtë dhe partnerët ndërkombëtarë kanë besim tek Policia e Shtetit” shtoi Noka.