Fushata zgjedhore për 23 qershorin, Berisha mbledh kryetarët e PD në rrethe
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe në një takim ku pritet të diskutohet për zgjedhjet e 23 qershorit.Në takimin me dyer të mbyllura, i cili pritet të nisë në orën 19:00 shefi i selisë blu pritet të japë porositë për drejtuesit e bazës së Partisë Demokratike për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe alternativat që do tu paraqiten shqiptarëve për një mandat të tretë qeverisës të forcës më të madhe në pushtet.Edhe më herët kryeministri Berisha u ka kërkuar drejtuesve të Partisë Demokratike që ta fokusojnë fushatën në çdo derë për tu njohur nga afër me problematikat e qytetarëve në mënyrë që të bëhen pjesë e programit të PD për mandatin katër vjeçar.Takimi vjen fill pas takimit të sotëm të Kryeministrit Berisha me Komisionerin për Zgjerim në BE Stefan Fule, ku ky i fundit adresoi porosi të qarta për mbajtjen e zgjedhjeve konform standardeve dhe të pakontestueshme nga palët.