Miratohet projektligji për armët, opozita kundër

Duke qenë se që prej muajit shtator janë pa imunitete depuetët, Ministrat dhe gjyqtarët, tashmë ata e kanë një mbrojtje. Sipas një projektligji të sjellë nga Ministria e Brendshme do të kenë mundësi të përdorin armë. Kjo situatë nuk është kaluar pa debate në Komisionin e ligjeve.“Ky projektligj për armët nuk ka shumë ndryshim nga ligji i pare dhe ai vjen në një kohë, kur po vriten njerëz nga armë që i kanë zyrtarë dhe shpesh nga oficerë. Për çfarë u duhen armët deputetëve, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?”- tha Xhafaj.“Kemi patur kolegë që kanë kërkuar mbrojtje jo vetëm me armë, por edhe me truproje”-u shpreh Paloka.Debati i ligjit për armët ka marrë tjetër drejtim në kohën kur nënkryetari Fatmir Xhafaj tha se ligji sillet në kohën që po vriten me armë qytetarë të shumtë dhe kjo dhe nga oficerë, çka është hedhur poshtë nga deputeti Fatos Hoxha.Komisioni ka kaluar parimisht me votat e mazhorancës ligjin, ndërsa e kanë kthyer mbrapsht për të sqaruar detajet teknike të ngritura si shqetësim nga deputetë në Komision.