“Aeroporti” shkatërron rrjetin e falsifikatorëve të parave, 5 në pranga,1 në kërkim

Strukturat e anti-krimit ekonomik në bashkëpunim me komisariatin nr.6 të policisë së Tiranës kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme 5 persona për falsifikim kartmonedhash, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër.Në sajë të operacionit të koduar “ Aeroporti” të ndërmarrë nga blutë është bërë i mundur zbulimi i laboratorit ku bëhej falsifikimi i kartmonedhave, ndërsa janë arrestuar shtetasit Ermal Kurti 23 vjeç, Ervis Ziri 18 vjeç, Emanuel Ziri 17 vjeç, Klodian Ziri 18 vjeç,Fajton Ziri 26 vjeç si dhe është shpallur në kërkim Ervis Vulka.Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, bëri me dije se ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi të 6-të këta në bashkëpunim me njëri- tjetrin falsifikonin monedhen 1000 lekëshe të rinj, në një ambient bastesh sportive në afërsi të aeroportit të Rinasit në Tiranë. Po sipas Katragjinit mendohet se 6 personat kanë hedhur në tregun e valutës miliona lekë të dyshuara të falsifikuara.Gjatë arrestimit në flagrancë  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale punishtja e falsifikimit te parave,  dy makineri për prodhimin e kartmonedhave  1000  leke te rinj, si dhe armë zjarri automatic tip 56.Mbi këta shtetas rëndon akuza e falsifikimit të kartmonedha në bashkëpunim si dhe ajo e armëmbajtjes dhe municioneve pa leje. Materialet lidhur me këtë rast do ti kalojnë prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.