Komedia e zezë "Dorëzimi" vjen të enjten në Teatrin e Metropolit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2013, 14:08
Nuk është larg dita kur ata të katërt do të shfaqen per publikun shqiptarë.Bëhët fjalë për Karmajkëll, Mërvin Tobi e Merilin, personazhet e komedisë së zezë "Dorëzimi" e autorit irlandez Martin McDanagh të cilët në shqip do të interpretohen nga Julian Deda, Gert Ferraj, Niada Saliasi dhe Irgen Çela."Dorëzimi" është një komedi e zezë, gati-gati horror, por gjithmonë ngelet një komedi.Në thelb trajtohet racizmi dhe marrëdhënia e munguar shoqërore. Nëse shpesh strumbullari i një komedie zakonisht janë femrat, pronat, apo sistemet te komedia e zezë "Dorëzimi" është zgjedhur elementi dorë."Dorëzimi" përshtatur do të vij premierë, mbrëmjen e së enjtes më 7 shkurt në Qendrën Kulturore "Tirana" (Teatri i Metropolit) me regji nga Genti Bejko.