Fëmijët të rrezikuar nga interneti, studimi: Mund të jenë viktima të abuzimeve seksuale

Një këmbanë alarmi është përplasur fort nga World Vision për rrezikun që fëmijëve shqiptarë po u kanoset në Internet. Me mënyra të ndryshme mashtrimi, minorenëve iu janë lënë takime seksi nga persona të rritur, të cilët kanë tentuar të abuzojnë me ta.Duke folur gjatë një konference mbi sigurinë e fëmijëve nga përdorimi i internetit, drejtori kombëtar i World Vision Albania, z. Rein Dekker tha se 15 fëmijë kanë pranuar se u janë lënë takime në vende të fshehura nga të rritur."Shumë prej të rinjve që ndoqën trajnimin "Siguria e fëmijëve në internet", ofruar nga World Vision gjatë vitit 2012, raportuan, përveç të tjerash, se kanë marrë ftesa nga të panjohur që shtireshin si bashkëmoshatarë e që, më vonë, kërkonin "takime personale në vende të veçuara. Te 15 (pesembedhjete) femijet e familjeve ne nevoje te Bregut te Lumit, ne Tirane, sipas nje vezhgimi te kryer nga ana e World Vision (mbikqurja nderkombetare) mbi sigurine e navigimit online, eshte konstatuar se ata jane perdorues te rregullt te Internetit. Gjithashtu kemi konstatuar se nje pjese e madhe e prinderve ne te njejten zone, si edhe ne zona te tjera si ne qytetin e Shkodres, Lezhes apo Korces, nuk ishin ne dijeni per sa i perket mases se aksesit / perdorimit te Internetit nga ana e femijve te tyre” tha ai.Ndërsa ambasadori i UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm, tha se interneti po përdoret për të abuzuar me të miturit."Një pjesë e fëmijëve kanë gjetur forma të reja komunikimi në Internet. Është e domosdoshme të dedektohen përmbajtja e papërshtatshme dhe kriminale, e faqeve që instalohen aty. Shkolla, mësuesit dhe autoritetet lokale duhet ti kontrollojnë dhe parandalojnë futjen në këto faqe pornografike të fëmijëve, pasi nuk duhet të ketë asnjë tolerancë, për shfrytëzimin pornografik të fëmijëve” theksoi Palm.Të pranishëm në konferencë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Europian Ettore Sequi kërkuan ashpërsim të legjisacionit për ti dhënë fund abuzimit me fëmijëve në Internet."Eshtë rritur në mënyrë të gjerë përdorimi i smartphonëve dhe teknologjisë së informacionit. Kjo u lejon fëmijëve për të përfituar nga një edukim online. Ky revolucionarizim i teknologjisë na ka prezantuar të gjithëve me një botë të re. Por avancimi i teknologjisë na ka paraqitur edhe sfida të mëdha. Janë çështje tëper të rëndësishme për çdo qeveri. Të rrisim filtrimin e programeve në shkolla. Do mbështesim këtë fushatë ndërgjegjësimi dhe të gjithë aktorët e përfshirë”- deklaroi ambasadori Arvizu.“Interneti mund të jetë një vend shumë i rëndësishëm për fëmijët, ai hap një botë të madhe me shumë mundësi. Fëmijët duhet të kuptojnë çfarë do të thotë privatësia dhe pse kjo është e rëndësishme. Prindërit, gjyshërit, mësuesit duhet të ndihmojnë që fëmijët të përvetësojnë këto aftësi. Fëmijët përdorin rrjetet sociale dhe internetin nëpërmjet celularëve. Këto mundësi sjellin të mira, por gjithashtu përbëjnë sfida të mëdha. Në Europë ne po krijojmë një infrastrukturë për mbrojtjen e fëmijëve, për tërritur sigurinë në internet.Janë marrë masa të cilat janë fleksibël dhe që japin mundësi të ruhet liria e fjalës. Eshtë e rëndësishme të përdoren disa politika të caktuara. Profilet e fëmijëve në rrjetet sociale duhet të kenë masa, në mënyrë që të kenë një kontroll prindëror" tha Sequi.Të dhënat e Ministrisë së Teknologjisë dhe Informacionit konstatojnë se ne Shqipëri rreth 60 përqind e popullsisë është përdoruese e Internetit.