Durrës, breshëri automatiku mbi të riun, në gjendje të rëndë 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2013, 19:12
Një i ri është qëlluar me breshëri automatiku në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.Ngjarja është regjistruar te sheshi "Taulantia", ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri mbi 19 vjeçarin me iniciale A. Sh.I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit në kirurgji.Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, ndërsa po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.