Burgjet e komunizmit, konferencë se si t’i ruajmë si Monument kulture

Kthimi dhe ruajtja e ish-burgjeve në formë muzeore për të mësuar historinë e hidhur të vuajtjeve të popullsisë gjatë komunizmit në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, ka qënë kryefjala e konferencës " Mbi të kaluarën historike në Shqipëri".Ndërsa studiuesi Pjetër Pepa ka mbajtur një studim rreth vuajtjeve dhe trajtimit çnjerëzor ndaj klerit në këtë periudhë të zezë të historisë sonë.Kjo konferencë synon të japë një kontribut konkret në përmirësimin e shoqërisë shqiptare sipas parimeve të demokracisë dhe të drejtave të barabarta, me qëllim integrimin e saj në familjen europiane.