Vrasja e kryekomisarit të Shijakut, shtyhet seanca për Ilir Xhakjan
Shtyhet për të tretën herë gjyqi ndaj Ilir Xhakjas i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj.Seanca e radhës për gjykimin e Xhakes do të mbahet në datën 12 shkurt në Gjykatën e krimeve të Rënda.Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore këtë radhë është bërë kërkesa e Prokurorit pasi dokumentat e paraqitura nga avokati i të akuzuarit për gjykim të shkurtuar dhe kërkesa për përjashtimin e dy gjyqtarëve Deda dhe Kosova nuk ishin në rregull.Pala mbojtëse kërkoi kohë që të plotësonte dokumentat dhe kjo bëri që prokurori të kërkonte shtyrjen e seancës për një ditë tjetër për shkak të impenjimeve.Avokati Andi Duraj ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e dy gjyqtareve Etleva Deda dhe Nertila Kosova me pretendimin se kanë shqyrtuar një tjetër çështje në ngarkim të Ilir Xhakjas dhe kjo mund të ndikojë vendimin e tyre.Një tjetër kërkesë e avokatit ka qenë edhe zhvillimi i gjykimi të shkurtuar ndaj të akuzuarit Ilir Xhakja.Xhakja akuzohet se është autori i vrasjes me armë zjarri të kryekomisarit Adem Tahiraj, në 13 shtator të vitit të kaluar.