Beqja: 95% e shqiptarëve me paga më të larta pas 23 qershorit
Paga neto për 95% e shqiptarëve do jetë më e madhe se sa sot, pasi do ulen taksat përmes taksimit të ndershëm që PS në qeverisje do të vendosë pas datës 23 qershor.Këtë angazhim të forcës më të madhe politike në vend pohoi sot Sekretari për Programin Ilir Beqja në një reagim pas sulmeve të kryeministrit në detyrë ndaj taksimit të ndërshëm.“Sot Kryeministri Berisha tentoi sërish të sulmonte taksimin e ndershëm, që është propozimi ynë në programin për Një Rilindje Shqiptare.Kryeministri Berisha tha se falë taksës së sheshtë kush fiton më shumë, paguan më shumë. Kjo është gënjeshtër. Sot, si rezultat i taksës së sheshtë mësuesit dhe shtresa e mesme paguajnë taksa më të rënda se tetë vjet më parë, ndërkohë që paratë që mbeten nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën. Taksimi i ndershëm që ne propozojmë do të ulë taksat për 95% të familjeve shqiptare dhe do të bëjë të mundur që paga neto të jetë më e madhe se sa është sot. Sot, edhe si rezultat i taksës së sheshtë, borxhi publik vijon të rritet. Kur Saliu thotë se borxhi i rrezikshëm është niveli 95 % i GDP gënjen. Shqipëria ka raportin me të keq të borxhit publik me të ardhurat tatimore, pra të aftësisë për të gjeneruar të ardhura që të mund të shlyhet borxhi. Gënjen sepse do të fshehë dështimin në mbledhjen e të ardhurave në vitin 2012”tha ai.Beqja në deklaratën e tij u shpreh se investitorë seriozë janë duke u larguar nga vendi, dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit 51 mijë vetë kanë humbur vendet e punës.“Berisha tha se taksimi i sheshtë shton vendet e punës. Gënjen. Vetëm gjatë katër viteve të fundit, si rezultat edhe i taksës së sheshtë, në Shqipëri janë humbur plot 51 mijë vende pune. Dhe kjo është një shifër e prezantuar nga vetë INSTAT-i i Kryeministrit.Berisha tha sot se taksa e sheshtë afron investitorët e huaj. Gënjeshtër. Nga Shqipëria po largohen investitorë seriozë. Para 1 viti Praktiker, para dy muajsh Mercator, së fundmi ACR dhe CEZ, ndërsa vetëm dje u njoftuam se është kërkuar shpallja e falimentimit për Citypark. Berisha tha se taksa e sheshtë lufton evazionin dhe korrupsionin. Sërish gënjen. Vetëm gjatë dy muajve të fundit, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Bashkimi i Investitorëve Gjermane, Bashkimi i Dhomave Shqiptare të Tregtisë, por mbi të gjitha edhe raporti i Transparency International, denoncojnë korrupsionin në rritje, represionin dhe zhvatjen e administratës tatimore ndaj biznesit. Fakti është se sot Shqipëria gjendet më keq se kurrë e zhytur në korrupsion. Duket se Sali Berisha, në kohën kur Regan dhe Thatcer, si qeveritë më të djathta në Amerikë e Angli, zbatonin taksën progresive, ishte tejet i zënë me punët e tij si sekretar i Partisë së Punës, ndaj vijon të llomotisë për taksën e sheshtë” deklaroi Beqja.