Dita e luftës kundër kancerit, Forumi i Grave të PDIU viziton fëmijët e sëmurë

Fëmijët e sëmurë në pavionin e Onko-Hematologjisë në QSUT kanë qenë në fokus të Forumit të grave të PDIU, të cilat në ditën botërore të kancerit janë solidarizuar duke sjellë lodra dhe një atmosferë festive për t’jua bërë më të lumtur dhe të gëzueshme këtë ditë.Nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe forumi i grave të PDIU në veçanti, kanë bërë thirrje për më shumë solidaritet, më shumë përkujdesje e përkushtim ndaj segmenteve më në nevojë në shoqërinë tonë.Në këtë atmosferë festive janës shpërndarë rreth 30 pako me dhurata tek fëmijët e sëmurë në pavionin e Onko-Hematologjisë në spitalin e pediatrisë së specialiteteve të QSUT.Kjo datë është përcaktuar prej Organizatës Botërore të Shëndetit për të theksuar vëmendjen ndaj parandalimit të kësaj sëmundje, për të nxjerrë në pah rëndësinë që ka diagnostikimi sa më i hershëm i kancerit si dhe për të synuar përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me kancer.