Transplanti i mëlçisë te 3-vjeçari, kryhet për herë të parë nga Spitali Amerikan
Mikele Janji është 3 vjeç dhe për fat të keq ai ka lindur me atrezi biliare. Kjo është një sëmundje e rëndë që prek të porsalindurit dhe që shkakton inflamacion të rrugëve biliare, pra mosfunskionim normal të mëlçisë së fëmijës. Ky është momenti kur nëna e 3 vjeçarit këkon ndërhyrjen e mjekëve të Spitalit Amerikan. Pas konsultave dhe vendosjes së diagnoses, mjekët e këtij spitali vendosën të bëjnë tek Mikeli transplantin e mëlçisë.Ky transplant kryehet për herë të parë në Shqipëri dhe falë profesionalizmit dhe përkushtimit të mjekëve, transplanti ka arritur sukses të plotë. Fëmija po i kthehet normalitetit dhe kirugu i përgjithshëm, Kadir Burak Koza, u shreh se ndëryja ka zgjatur për orë të tëra dhe Mikeli pas ndërhyrjes reagoi duke duke e përballuar me sukses të plotë.Nëna e Mikelit, Fatbardha, është dhuruesja e një pjesë të organit të mëlçisë, ndërsa operacioni është sponsorizuar nga biznesmeni Kadri Morina. Mjekët thanë se gjendja e nënës dhe pacientit është mjaft e përmirësuar.Ky operacion i rëndësishëm, që deri dje në Shqipëri ishte i pamundur i bëri mjekët e këtij spitali të shënonin një hap të rëndësishëm në mjekësinë shqiptare. Edhe nga eksperienca e tyre ne Europë, mjekët thanë se është një ndërhryje e vështirë, por për fat të mirë në rastin e parë të kryer në Shqipëri kirurgët patën sukses të plotë.Tashmë nënës dhe pacientit të vogël i duhet vetëm të ndjekin terapinë pas operacionit dhe Mikele do të trajtohet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Amerikan.