Kundërshtojnë gjobën për parkim të gabuar, 5 shtetas dhunojnë policin në Peshkopi

Një punonjës policie ka rënë pre e dhunës së disa personave pas një konflikti të çastit mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi, ku efektivi i policisë Halil Selishta është goditur me sende të forta nga 5 persona pas konfrontimit mes tyre.Mësohet se Selishta ka qenë në krye të detyrës dhe mollë sherri është bërë parkimi në kundërshtim me ligjin i mjeteve nga ana e shtetasve, veorim për të cilin efektivi i policisë ka vendosur gjobë. Por ky fakt është kundërshtuar nga pala tjetër dhe ka degraduar deri në dhunë fizike.I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa blutë kanë bërë menjëherë ndalimin e 5 shtetasve që dhunuan punonjësin e policisë në krye të detyrës.