Takimi Rama-Fyle, PS: Në fokus zgjedhjet dhe fati evropian i Shqipërisë
Partia Socialiste ka publikuar detaje rreth takimit të kryesocialistit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin në BE Stefan Fyle.Në një deklaratë për shtyp, PS-ja thekson se Kryetari Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve.“Siç e paralajmëroi në Twitter përpara fillimit të takimeve, komsioneri adresoi disa çështje kyçe për funksionimin e shtetit dhe për atë çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën” thuhet në deklaratën e PS-së.Në njoftim thuhet gjithashtu se të dy palët u dëgjuan, me shqetësim, për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare."Kryetari Edi Rama paraqiti propozime konkrete, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për të siguruar që pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat e mëparshme" përfundon deklarata e PS-së.