Skenat shqiptare pa ngrohje, artistët nën ethet e të ftohtit

Kushdo që i shikon këto pamje, i mendon thjesht disa përgatitje të artistëve të cirkut Kombëtar, gjatë provave... Deri këtu nuk ka asgjë të keqe...por  teksa bashkohesh me to mëe nga afër, kupton që këto duar dhe  këmbë të zbathura qëndrojnë me orë të tëra të ngrira nga i ftohti  i ambjentit që gëzojnë skenat shqiptare gjatë muajve të dimrit, ku e vetmja mënyrë ngrohje për to është ajo natyrale.Sipas të dhënave nga drejtuesit e Cirkut  Kombëtar, shkak për mungesën e ngrohjes gjatë ditëve të provave është kostoja e lartë e harxhimit të kaldajave e cila vetëm në një muaj shkon në 5 mln lekë ose mosfunksionimi i tyre.Një pjesë e skenave i gëzojnë kaldajat por ato ndizen vetëm gjatë shfaqeve të mëdha, pasi janë të kushtueshme.Edhe në skenën e TOB, pamjet flasin qartë, edhe pse artistët ngurojnë të flasin para kamerave  ndryshimi duket qartë.Këto janë momente të shkëputura nga provat, me duar në xhepa, mbërthyer me Shall, kapuç dhe xhup, ndërsa këto janë pamjet gjatë shfaqeve kur sistemi i ngrohjes ndizet.Për Drejtorin e TOB kjo situatë komentohet në këtë mënyrëEdhe për Tetarin Kombëtar, ngrohja e skenës është një nga problemet kryesore.E vetmja shpresë sipas institucioneve Kulturore, për ti dhënë zgjidhje këtij problemi është investimi në këtë drejtim me anë të marrjes së  buxhetit të ri nga Ministria e Kulturës.